Mungon trajtimi, mbetjet urbane në Orikum njollë e zezë mjedisore

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
26 Shtator 2024, 13:28 | Aktualitet

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Njësinë administrative të Orikumit, cilësohet nga pushteti lokal si një njollë e zezë mjedisore, për shkak të kushteve aspak të përshtatshme për një vendgrumbullim të tillë. Pozicioni buzë rrugës që të çon drejt bregdetit të jugut, era e rëndë, dhe mungesa e trajtimit e bëjnë këtë vendgrumbullim një shqetësim serioz jo vetëm për banorët e Orikumit, por edhe për turistët e shumtë dhe bizneset që operojnë në zonë.

Për kryetarin e njësisë administrative, ky vendgrumbullim nuk duhej të ishte atje, ndërsa kërkon ndihmën e medias për të sensibilizuar qeverinë.

Në këtë vendgrumbullim, derdhen çdo vit mesatarisht 9 mijë ton mbetje urbane, dhe kjo situatë vijon prej të paktën 20 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos