Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar për "korrupsion" ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ndryshe nga Shkalla e Parë, që e fajësoi për "shpërdorim të detyrës" dhe e dënoi me 2 vjet burg, Apeli i Posaçëm ka vlerësuar ta dënojë Gjicin për "korrupsion" dhe ta dënojë me 4 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici duhet të vuajë përfundimisht 3 vjet burg.
Ndërsa në Gjykatën e Posaçme, Alma Kaçi u dënua për "prostitucion", tashmë Apeli e ka dënuar për "korrupsion" dhe dënuar përfundimisht me 1 vit burg. (A2 Televizion)