“Homeland Justice” nxjerr të dhënat e kartave të identitetit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Nga A2 CNN
23 Qershor 2024, 15:51 | Aktualitet

“Homeland Justice” nxjerr të dhënat e kartave të

Grupi “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër autorësinë e dy sulmeve kibernetike ndaj faqeve online të institucioneve, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi ka nxjerrë në shesh disa të dhëna të shqiptarëve, radha ishte e kartave të identitetit.

Bëhet fjalë për një dokument 1311 faqësh me të dhënat e 65614 shqiptarëve që përfshijnë numrin personal të ID, emër, mbiemër, vendin e lindjes dhe të banimit si edhe numrin e telefonit.

A2 CNN e disponon dokumentin e plotë, por ka vendosur për të mos e publikuar.

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë. Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përballë me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos