Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, teza këtë herë del 15 minuta para

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 12:02 | Aktualitet

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, teza këtë herë

Mbi 28 mijë maturantë në mbarë vendin i janë nënshtruar ditës së sotme testit të lëndës me zgjedhje.

Ashtu siç ka ndodhur edhe më herët, tezat e disa lëndëve janë publikuar në rrjetet sociale, këtë herë 15 minuta para nisjes së provimit.

Bëhet fjalë për provimin e Ekonomisë, për të cilin në rrjet është bërë publik varianti A dhe për të njëjtin variant në tezën e Ekonomisë.

Kujtojmë se edhe më herët në provimet e Gjuhës së Huaj, Letërsisë dhe Matematikës, tezat e provimit dolën në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi kishte filluar testimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos