Ka nisur sot procesi i aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Nuk ka rëndësi nëse jeni me pushime, brenda apo jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe në portalin u-albania mund të përzgjidhni deri në 10 programe studimi. Kjo platforme do të jetë e hapur për 6 ditë.
Linku i aplikimit është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, i cili njofton se sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare.
“Hapen sot aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare.
Apliko tani në https://ualbania.al/”, shkruan Rama. (A2 Televizion)