Arsimi profesional, ministrja Balluku prezanton Akademinë e Energjisë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 23:44 | Aktualitet

Arsimi profesional, ministrja Balluku prezanton Akademinë e Energjisë

Ministrja Belinda Balluku ishte në shkollën teknike elektrike “Gjergji Canco” për të prezantuar Akademinë e Energjisë, me fokus zhvillimin dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë.

“Arsimi profesional prej dy vitesh është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe për vetë nevojën që tregu ka për profesionistë, qofshin këto të fushës elektrike apo të hoteleri-turizmit. Nga ana tjetër, kemi identifikuar edhe problematikat që ka arsimi profesional”, tha Balluku, shkruan A2.

“Kemi parashikuar në buxhetin e vitit 2024 një sërë investimesh në infrastrukturë për arsimin profesional, siç janë shkollat profesionale, laboratorët apo rikonstruksionet në shkollat ekzistuese. Ngritja apo ringritja e konvikteve, që në këtë rast janë shumë të rëndësishme, dhe kemi bashkëpunuar me Zyrën e Punës sepse synimi është që të nxisim të rinjtë që ta zgjedhin që në fillim profesionin e tyre”, shtoi Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos