Për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve.
“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, shkruan Begaj. (A2 Televizion)