SPAK kërkoi masë sigurie pa miratimin e Kuvendit, çështja e Berishës në Kushtetuese kalon në seancë plenare

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 14:48 | Aktualitet

Gjykata Kushtetuese do të do të shqyrtojë në seancë plenare vendimet e marra nga Gjykata e Posaçme dhe ajo e Lartë, lidhur me vlefshmërinë e zbatimit të vendimit për caktimin e një mase sigurie ndaj Sali Berishës, pa marrë paraprakisht miratimin e Kuvendit, shkruan A2 CNN.

Gjykata e Posaçme kishte vendosur me kërkesë të SPAK masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe "ndalim dalje jashtë shtetit", për kryetarin e Partisë Demokratike, i cili po hetohet për korrupsion. Berisha nuk e zbatoi këtë masë me arsyetimin se SPAK do të duhej të merrte autorizimin në Kuvend. Më pas SPAK iu drejtua Kuvendit për masë më të rëndë sigurie, “arrest shtëpie” dhe pasi mori autorizimin, masa u miratua nga Gjykata e Posaçme, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë.

Në kërkesën e tij, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos