All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

BE reagon për sulmet ndaj SPAK: Qëndrojmë pranë profesionistëve të angazhuar në luftën kundër korrupsionit

Nga A2 CNN
17 Prill 2024, 16:13 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

BE reagon për sulmet ndaj SPAK: Qëndrojmë pranë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për sulmet e fundit në drejtim të SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani.

All - Paragraf - 3

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK”, thuhet në një postim të shkurtër në rrjetin social X.

“Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Kreu i SPAK, Dumani, është sulmuar së fundmi nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e ka quajtur “pistoletë të Ramës”, ndërsa prej kohësh sulmohet edhe nga Sali Berisha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos