Balla me Sveçlën: Bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 18:06 | Aktualitet

Balla me Sveçlën: Bashkëpunimin policor dhe ekipe të

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë disktutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos