Banorët e Bashkisë Pustec kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar sipas kalendarit të vjetër Ortodoks

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 18:05 | Aktualitet

Banorët e Bashkisë Pustec kremtojnë Ditën e Ujit të

Banorët e Bashkisë Pustec, në të gjitha fshatrat e zonës, janë bërë pjesë e kremtimit të Ditës së Ujit të Bekuar, sipas kalendarit të vjetër ortodoks, një nga festat më të rëndësishme të traditës fetare.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ceremonia është zhvilluar në Pustec, ku prifti i zonës, Aleks Themelko, pas mbajtjes së meshës, ka hedhur kryqin në ujërat e Liqenit të Prespës, sipas ritit të lashtë Ortodoks.

Kryqi është kapur nga Danjel Marko, banor i Pustecit, mes duartrokitjeve dhe urimeve të besimtarëve të pranishëm, duke simbolizuar bekimin, shëndetin dhe mbarësinë për vitin e ri.

Festa është shoqëruar me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit, duke ruajtur gjallë traditat fetare dhe kulturore të kësaj zone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos