Banorët në Durrës dalin në protestë: Na dhanë çelësat e apartamenteve, por na lanë pa drita dhe ujë

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
10 Dhjetor 2024, 14:00 | Aktualitet

Një pallat i rindërtuar në lagjen nr. 17 të Durrësit, i cili duhet të strehojë 150 familje, apartamentet e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019.

Por, edhe pse kanë marrë çelësat e apartamenteve që në muajin qershor, ata nuk kanë mundur të futen në banesat e tyre, pasi autoritetet lokale nuk kanë lidhur as energjinë elektrike dhe as ujin, shkruan A2.

Për këtë arsye, një pjesë e banorëve kanë protestuar para bashkisë së Durrësit. Për të disatën herë, banorët nuk marrin një përgjigje për problemet e drejta që shtrojnë, ndërsa u premtohet një takim me kryebashkiaken e Durrësit në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos