Festohet 108-vjetori i shpalljes së Korçës Krahinë Autonome

Nga Artin Halili
10 Dhjetor 2024, 12:53 | Aktualitet

108-vjetori i shpalljes së Korçës Krahinë Autonome ka sjellë për herë të parë së bashku kostumografinë e juglindjes së vendit, shkruan A2 CNN. 150 kostume kanë parakaluar në bulevardin "Republika" dhe pedonalen e qytetit duke tërhequr vëmendjen e këtij qyteti.

Për koreografin Sokol Çeka shumëllojshmëria e kostumografisë së qarkut të Korçës është e veçantë në krahasim me kostumet e tjera të vendit. Koleksionisti Mirgen Shamblli në ditën e shpalljes së Korçës Krahinë Autonome sjell për herë të parë elementë të shumtë që lidhen me ngjarjen e madhe të vitit 1916.

Me rastin e 108 vjetorit të Shpalljes së Korçës si Krahinë Autonome janë zhvilluar edhe aktivitete të shumta përfshi edhe festivalin autonom. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos