Begaj dekreton emërimin e Komandantit të ri të Forcës Detare

Nga A2 CNN
16 Janar 2026, 14:11 | Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Komandantit të ri të Forcës Detare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare dhe dekretoi emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare. 

Presidenti dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti dekretoi edhe dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos