Të zhgënjyer nga premtimet që nuk janë bërë asnjëherë realitet, disa banorë të fshatit Katundisht së bashku me kryeplakun e tyre, kanë zgjedhur të protestojnë para bashkisë së Këlcyrës për mungesën e kushteve më bazike për jetesë, ujë, drita dhe rrugë, raporton A2 CNN.
Për nënkryetaren e Bashkisë së Këlcyrës edhe pse pretendimet e banorëve janë të drejta, zgjidhja shikohet tek institucionet e tjera, të cilave bashkia tashmë do t’u drejtohet me shkresa.
Nga ana tjetër banorët kanë deklaruar se nëse kërkesat e tyre do të vijojnë të injorohen, atëherë ata do të bllokojnë edhe rrugën kryesore. (A2 Televizion)