
Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja. Në një postim në rrjetet sociale Berisha thekson se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës, duke e cilësuar këtë një “akt kriminal hakmarrës”.
“Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja.
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës”, shkruan Berisha krahas videos. (A2 Televizion)