Protesta, reagon ministri i Brendshëm: Përgëzime policisë, reagim profesional dhe vetëpërmbajtje

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 22:17 | Kronikë

Protesta, reagon ministri i Brendshëm: Përgëzime policisë,

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, uroi efektivët e policisë për punën e kryer gjatë protestës së opozitës.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë”, shkroi ministri në një postim në Facebook, përcjell A2 CNN.

“Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”.

Protesta, reagon ministri i Brendshëm: Përgëzime policisë,

Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje menjëherë pasi nisi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë, shkruan A2.

Protestues dhe deputetë demokratë, përfshi Luçiano Boçin, Klevis Balliun dhe Flamur Nokën u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si dhe spraj në drejtim të tyre. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos