Lëndohet në protestë Aulon Kalaja

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 21:03 | Aktualitet

andidati për deputet i PD Aulon Kalaja ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës. Gazetari i A2 CNN Anesti Barjamemaj në një lidhje me Çdo kënd me Merita Haklaj, raporton se Kajala ka mbetur i shtrirë përtokë. Sipas tij ai vijon prej disa minutash i shtrirë përtokë. Ai është shoqëruar nga protestuesit në ambulancë. Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe deputetët Luçiano Boçi dhe Ivi Kaso.

“Është dëmtuar nga spraj që ka hedhur policia në drejtim të qytetarëve, kandidati për deputet i Partisë Demokratike Aulon Kalaja, i cili ndodhet i shtrirë për tokë në mes të bulevardit Dëshmorët e Komit. Ndërkohë pak metra më tej vijon edhe zoti Luçano Boçi, i cili po ashtu është i dëmtuar edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, të cilët kanë qenë në vijën e parë dhe janë përplasur me policinë pak minuta më parë. Gjendja më e rënduar është e zotit Kalaja, i cili vijon prej disa minutash të qëndrojë i shtrirë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërkohë gjendja më stabilizuar mund të themi është e zotit Boçi, i cili po ashtu ka qenë përballë policëve. Ka qenë përplasje pak minuta më parë, ku deputetët i kanë kërkuar llogari policisë se përse policia ka ndërhyrë në mes të kur po zhvillohej protesta”, raportoi gazetari i A2 CNN.

Sipas gazetarit Barjamemaj, krahasuar me protestat e mëparshme të opozitës këtë herë kemi një qasje ndryshe të policisë, pak më agresive. Duke u afruar drejt bulevardit dhe protestuesve, Policia i ka larguar duke i shtyrë, ndërsa në protestat e mëparshme kanë hedhur ujë dhe gaz glotësjellës, por nuk i kanë shtyrë fizikisht.

Herë pas here ka pasur përplasje edhe me deputetët e Partisë Demokratike të cilët pretendojnë se policia po i sulmon fizikisht jo vetëm protestuesit, por edhe deputetët e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos