Qarku i Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit janë aktualisht pa energji elektrike, raporton A2 CNN.
Dritë në këto zona bëjnë vetëm dritat e makinave dhe kjo gjendje vijon për rreth 30 minuta.
A2 CNN ka mësuar se kjo gjendje është shkaktuar pasi është stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.
Sipas buriemeve zyrtare nga OSHEE Fier mësohet se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.
Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Ende s'ka informacion se sa do të zgjasë situata pa energji, por me përcaktimin e defektit pritet të kalohet furnizimi nga linjat dytësore, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i OST:
Ju njoftojme mbi stakimin ne avari te nje Linje 220kV Tirana 2 – Rrazhbull e OST-se, sot ne daten 05/01/2025 ne oren 17:37’ si rezultat i se ciles u nderpre energjia, ne te gjithe N/stacionet e Rrajonit Durres, Lushnje, Fier, Vlore, Kucove, Berat.
Pas rreth 30’ u be e mundur rikthimi i energjise ne N/stacionet e Rajoneve te mesiperme, ku vlen te permendet se u vendosen ne pune vetem Fidrat e rendesise se vecante, Spitale dhe Qeder Qyteti, duke lene me kufizime te thella te gjithe pjesen tjeter te popullates.
Ne oren 17:52’ u nderpre energjia perkohesisht dhe ne Rajonin Sarande, e cila u rikthye perseri ne pune me kufizime.
Aktualisht me kerkese te OST-se per shkak te ngarkeses, po kryhet rivendosje graduale ne pune e ngarkeses ne Rajonet e mesiperme, te cilat po kryhen nga Dispeceria Qendrore TL, ne bashkepunim me Dispecerite Rajonale Durres, Berat, Fier, Gjirokaster, Vlore, ne varesi te udhezimeve dhe hapsirave deri ne rivendosjen e skemes normale te furnizimit. (A2 Televizion)