All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bllokohen 23 turistë të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet

Nga Rigels Malile
4 Nëntor 2023, 08:59 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Bllokohen 23 turistë të huaj në Kanionin e Langaricës

23 turistë nga Franca, Çekia dhe Polonia janë bllokuar për disa orë rresht në vend parkimin e mjeteve pranë Kanionit të Langaricës në Përmet.

All - Paragraf - 3

Dalja e menjëhershme e lumit ka "pushtuar" këtë zonë duke izoluar turistët të cilët kanë lajmëruar grupet e emergjencave civile. Nga të dhënat zyrtare të prefekturës së Gjirokastrës  mësohet se në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e policisë së rendit, reparti zjarrfikës, policia bashkiake si dhe grupi i urgjencës shëndetësore.

Gjatë operacionit që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme, nuk pati asnjë të lënduar ndërsa të gjithë turistët u akomoduan në hotele të ndryshme të qytetit të Përmetit.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos