
Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se, sipas raportimeve nga strukturat përgjegjëse, nuk ka shkolla të mbyllura dhe procesi mësimor vijon normalisht në të gjitha institucionet arsimore të qarkut.
Ndërkohë, në lidhje me gjendjen e akseve rurale, Emergjencat Civile të Bashkisë Maliq raportojnë se në njësinë administrative Moglicë, si pasojë e shkarjes së dherave, është bllokuar segmenti rrugor që lidh fshatrat Kodras, Peshtan dhe Protopapë, shkruan A2 CNN.
Strukturat përgjegjëse të bashkisë ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin e situatës dhe hapjen e rrugës. (A2 Televizion)