Në 21 janarin e 15 viteve më parë, gazetari Bledian Koka sjell në vëmendje në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, shenjën që Edi Rama u bëri protestuesve, e cila sipas tij çoi në përshkallëzimin e dhunës ndaj Policisë.
“Në 21 janar protesta ka nisur rreth orës 11:00 dhe fillimisht turmat janë mbledhur tek ura e madhe dhe aty në krye të protestës ka qenë zoti Rama. Rama ka ndaluar në mesin e asaj që njihet si ura e madhe, jo e bllokut dhe të gjithë njerëzit janë mbledhur aty. Ka qenë i shoqëruar atëherë edhe nga liderët e liderët e opozitës, zoti Ndoka, zoti Vangjel Dule me shumë gjasë Duka. Dhe të gjithë njerëzit u mblodhën rreth zotit Rama dhe në një moment zoti Rama këtë e kam parë vetë dhe është edhe e xhiruar në studio, bën me dorë dhe besoj që ky mesazh ishte për protestuesit që; vazhdoni, mos qëndroni këtu me mua. Në atë moment mbi një grup rreth 100 deri në 200 protestues janë shkëputur nga masa e protestuesve dhe janë kanë shkuar menjëherë dhe janë përballur me forcat e policisë. kishte dhe forca policie, por kishte dhe një kordon mbi 20-30 policë që kishin ca skafandra dhe menjëherë aty ka filluar goditja pa asnjë lloj paralajmërimi. Pra ata kanë shkuar dhe kanë goditur menjëherë skafandat e policisë dhe aty ka filluar si përleshja e parë e cila ka zgjatur për nja 5 deri në 10 minuta. Ka pasur një mini kundërpërgjigje nga ana e policisë për t'i shtyrë protestuesit. Në atë moment kanë ardhur disa përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët kanë bërë një lloj ndarje mes protestuesve që po qëllonin dhe policisë, por sërish pastaj ka filluar gjuajtja me gurë e tulla”, kujtoi Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas Kokës, një ditë para protestës, Rama kishte paralajmëruar publikisht një demonstratë në Tiranë, që sipas tij nënkuptonte një manifestim të dhunshëm dhe jo paqësor.
“Në 20 janar zoti Rama ka dalë në Partinë Socialiste fillimisht në orën 12:00 dhe ka thënë nesër do qytetarët do të derdhen në rrugë dhe nesër në Tiranë do ketë demonstratë. Në politikë dihet mirë se çfarë është një protestë paqësore. Pra kur zoti Berisha thotë protestë paqësore, ajo është protestë paqësore. Dhe kur dhe nëse një ditë dëgjoni një lider politik që thotë nesër në Tiranë ose ne do të udhëheqim demonstratë, dijeni se demonstrata është një manifestim i dhunshëm nga vetë fjala demoni në rrugë, demonstratë. Pra kjo është kuptimi i fjalës. Që e merr populli patjetër në dorë. Ai dha mesazhin”, tha gazeatri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas Kokës, drejtësia morale për 21 Janarin ka dështuar, duke ia faturuar përgjegjësinë atyre që i thirrën qytetarët në protestë, por më pas sipas tij i tradhtuan viktimat e asaj dite.
“Padrejtësinë më të madhe në raport me viktimat nuk e ka bërë drejtësia. Drejtësia e ka bërë aq sa ka mundur edhe për shkak të presionit që mund të ketë të majtas dhe të djathtas. Padrejtësinë më të madhe e kanë bërë ata që i morën në besë katër viktimat dhe i kanë prerë në besë. Jo underground, po ashiqare duke marrë atë që ishte kryetari i grupit të zjarrit duke e bërë deputet. Ajo është e vërteta e 21 janarit”. (A2 Televizion)