"Ilir Meta ishte informuar nga amerikanët për kryengritje të armatosur", avokati Cakrani: Flitej për kufoma dhe gjak

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 21:23 | Aktualitet

Ilir Meta ishte informuar nga amerikanët për kryengritje të armatosur më 21 janar 2011. Kështu deklaroi në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, avokati Kujtim Cakrani. Sipas tij në ditët para protestës, eksponentë të opozitës së asaj kohe flisnin publikisht për kufoma, gjak dhe viktima.

 “Në datën 12 zoti Meta ka dhënë dorëheqjen nga zëvendës kryeministër dhe nga ministër. Zoti Meta ishte informuar, këtë e kam të deklaruar nga vetë zoti Meta pak ditë më parë, ishte informuar nga edhe nga amerikanë që po përgatitet një kryengritje armatosur. Jo protestë, kryengritje e armatosur. Dhe nëse ju do shikoni videot, ku eksponentët të opozitës së kohës thoshin do ketë kufoma, do shkelim mbi trupa. S'janë gjë 6.000 trupa thoshte njëri. Do vriten aq thoshte tjetri. Këta individë janë pyetur? Këta janë marrë të pyeten ore ju ku e dini do kishte viktima? ju ku e dini që do kishte kufoma? Ju ku e dini që do ndodhte kjo?, u shpreh Cakrani në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke e krahasuar 21 janarin e 15 viteve më parë me ngjarjet e 6 janarit në SHBA, avokati theksoi se atje u ndëshkuan organizatorët. Sipas tij, edhe në Shqipëri hetimi duhet të niste nga organizimi i protestës, financimi dhe thirrjet për dhunë.

“Në 6 janar në Amerikë nuk u dënuan ata Garda Kombëtare që vrau protestues. U vranë protestues atje. U dënuan protestuesit dhe morën përgjegjësi penale Donald Trumpin që ishte kandidat për president. E dini shumë mirë apo jo? E mor përgjegjësi penale dhe do dënoheshin ata. Nuk dënuan protestuesit dhe ata që u vranë sot nuk i zënë njeri në gojë në Amerikë sepse mbrojtën Kapitol Hill. Problemi qëndron që nëse do të bësh një hetim serioz duhet ta fillosh përpara protestës. Si filloi protesta? Si u organizua, kush i thirri dhe nëse nuk thirret Edi Rama, Tauland Balla, Sajmir Tahiri, të gjithë të gjithë eksponentët kryesorë që organizuan, ideuan këtë protestë dhe financuan me para, sepse kanë qenë 300 djem të rinj me lopata, me mjete, me armë si i thonë të ftohta dhe janë turrur drejt te policët dhe policët nuk kanë rezistuar dhe garda ka mbetur e zbuluar dhe në një presion të madh, një kryengritje për mua unë s'kam asnjë dyshim që ajo ishte një kryengritje armatosur për të rrëzuar rendin kushtetues. Unë mendoj që kjo duhet hetuar si kryengritje e armatosur për të rrëzuar rendin kushtetues që është një vepër penale”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos