Bora mbulon Qafë-Thanën

Nga Artin Halili
23 Dhjetor 2024, 17:58 | Aktualitet

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Qafë-Thanën. Reshjet vijojnë por me intensitet të ulët, ndërsa mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të kriposur këtë segment rrugor, raporton A2 CNN.

I gjithë aksi nga Qafë Thana deri në Pogradec është i kalueshëm normalisht, megjithatë policia apelon për kujdes të shtuar, shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.

Deri më tani të gjitha akset nacionale e qarkut të Korçës edhe pse reshjet vijojnë në zonat +500 m janë të qarkullueshëm dhe nuk ka bllokime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos