Shiu i rrëmbyeshëm bllokon aksin Gjirokastër-Përmet

Nga Rigels Malile
23 Dhjetor 2024, 17:40 | Aktualitet

Shiu i rrëmbyeshëm bllokon aksin Gjirokastër-Përmet

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet. Pasditen e së hënës, mjetet në të dy anët e rrugës nuk mund të qarkullonin si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe me intensitet të lartë kanë izoluar qarkullimin në këtë aks kombëtar në segmentin Ura e Leklit-Dragot.

Me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët nuk kanë mundur dot të lëvizin pas prurjeve të shumta të gurëve me përmasa të ndryshme që vinin prej lartësive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos