Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 17:18 | Aktualitet
Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte rritjen e çmimit të naftës në tregun vendas, ndërkohë që ka hyrë në fuqi edhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%.

Sipas vendimit, një litër naftë do të tregtohet në tregun e pakicës me 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, duke shënuar një rritje prej 6 lekësh.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 181 lekë për litër. Gazi nuk ishte pjesë e vendimmarrjes në këtë mbledhje, çka nënkupton se çmimi i tij mund të pësojë luhatje nga operatorët në treg.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 20:00 të ditës së sotme, njëkohësisht me zbatimin e akcizës së reduktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos