“Skuqja, kruatje dhe lotim i syve”, okulisti tregon simptomat e alergjive të syve

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 09:14 | Aktualitet

Mjeku okulist Rubin Topi ka shpjeguar simptomat kryesore të alergjive të syve gjatë një interviste në emisionin "Dita Jonë" në A2 CNN.

Sipas tij, sytë janë të lidhur ngushtë me hundën përmes kanaleve të lotit, çka bën që reagimet alergjike të ndikojnë njëkohësisht në të dy organet.

I njëjti alergen që prek rrugët e frymëmarrjes mund të shkaktojë edhe reaksione në sy, duke aktivizuar një zinxhir reagimesh në enët e gjakut.

 “Sytë janë të lidhur me hundën nëpërmjet kanaleve të lotit dhe automatikisht janë aq afër me njëra-tjetrën saqë këto influencojnë edhe njëra-tjetrën. I njëjti alergen mund të ndikojë edhe te sytë. Ajo kaskada që fillon, reaksioni alergjik, shkon dhe reagon edhe në enët e gjakut që ndodhen në sy. Është më i përhapur si efekt. Në shumicën e njerëzve i shohim të dyja bashkë, një prekje nga alergjitë sa i përket syrit si organ, shoqëruar me teshtimë dhe kollë alergjike. Na paraqiten këta pacientë të bashkëshoqëruar me të gjitha këto që përmendëm. Janë tre shenja kryesore, skuqja e syve, krurarja që është tipike, edhe lotimi. Në shumë raste shoqërohen me enjtje të kapakut të syrit. Një shpëlarje me ujë të ftohtë, duke bërë një ngushtim të enëve të gjakut, automatikisht sjell ulje të simptomave. E kundërta, nëse i kruajmë sytë, do kemi përgjigje akoma më të egër të kaskadës, si mekanizëm alergjik”, tha mjeku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos