
Forcat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë vijuar aksionet e prishjes së objekteve që pengojnë projektet infrastrukturore.
Kësaj radhe mjetet e IKMT janë ndalur pranë një objekti dykatësh, që më parë kishte shërbyer edhe si banesë, por që aktualisht pengonte projektin zhvillimor të lidhjes së portit detar me rrugën Transballkanike.
Aksioni ka hasur në kundërshtimin e pronarëve, të cilët shprehen se dispononin dokumentacionin e rregullt dhe se ishin në pritje të vendimit të gjykatës. Por pavarësisht këtyre pretendimeve prishja e objektit është kryer. (A2 Televizion)