
Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur aksidentalisht në zonën e Kamzës, pasi dyshohet se është qëlluar me një armë gjahu. Policia njofton se ajo është paraqitur për mjekim në poliklinikën e Kamzës rreth orës 15:30, ndërsa më pas është larguar në banesë pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar i plagosjes është një 73-vjeçar nga Laknasi, i cili ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, por një saçmë ka dëmtuar në faqe 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.
Policia ka shoqëruar 73-vjeçarin për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë Kamëz
Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.
30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)