Breshër në Leskovik, shkatërron të mbjellat

Nga Artin Halili
8 Maj 2024, 19:27 | Aktualitet

Reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik. Bëhet fjalë për fshatrat Gërmenj dhe Shelegur.

Breshri ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutore dhe kultura bujqësore, ku dëmet me të mëdha kanë qenë në qershi dhe kumbull si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos