Epoka online, të moshuarit paguajnë për një shërbim që është falas

Nga Gazment Janku
8 Maj 2024, 11:05 | Aktualitet

Ofrimi i shërbimeve online sa mund të duket lehtësues për ata që arrijnë t'i përdorin këto shërbime, aq është e vështirë veçanërisht për moshën e tretë, të cilët përveçse kanë vështirësi në përdorim, nuk kanë as pajisjet e nevojshme dhe as internetin e vazhdueshëm për të përfituar këto shërbime. Në të tilla kushte ndodhen thuajse pjesa dërrmuese e pensionistëve në vendin tonë.

Edhe pse shërbimet që ofrohen online praktikisht janë falas, shtresat me të ardhura më të pakta në vendin tonë, pensionistët duhet të paguajnë, për të marrë qoftë edhe një certifikatë.

A2 CNN ka intervistuar disa pensionistë në qytete të ndryshme të vendit dhe problematika me shërbimet online për ta janë të njëjta.

E ndërsa kjo shtresë e popullsisë po has vështirësi me shërbimet online, qeveria ka menduar që edhe pensionet të kalojnë nëpërmjet rrugëve bankare dhe me karta për pensionistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos