Në kuadër të Javës së Evropës 2024, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të organizojë më datë 8 maj një ndeshje bamirësie.
Ekipi përfaqësueses i BE-së që të përbëhet me lojtarë nga ambasadat e vendeve anëtare, do të luajë me një skuadër të përbërë nga artistë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare si dhe gazetarë nga Shqipëria.
Të gjithë të ardhurat e grumbulluara nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi për organizatën “Streha”.
Takimi do të luhet këtë të mërkurë në orën 19:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. (A2 Televizion)