Pasi theu një rekord në not, duke përshkruar kanalin e Otrantos prej 92 km për 35 orë, shqiptarja Eva Buzo tashmë ka një sfidë tjetër, por këtë herë në Kolumbi.
Për gazetaren Loneta Progni tregoi synimin e saj për të notuar 10 orë në një distancë prej 42 km, për të promovuar paqen në një rajon të trazuar.
“Unë jam në Kolumbi dhe notimi është hartuar në atë masë që është përshtatur për territorin. Është një distancë prej 42 km. Në fakt notimi në Adriatik ishte i veçantë. Sfida ishte një përvojë për të gjithën dhe e përdora këtë notim si mjet për frymëzim. Ishte një atmosferë festive dhe shpresojmë që ky notim të zgjasë për 10 orë.
Notimi në Kolumbi në krahasim me atë në Shqipëri ka një synim tjetër, që edhe atletë ndërkombëtarë të vijnë në Vlorë dhe ta bëjnë këtë sfidë. Këtu jemi në një qytet ku ka konflikte dhe duam të promovojmë paqen” tha Buzo në A2 CNN. (A2 Televizion)