Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit: Projekti respekton kujtesën historike

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 11:44 | Aktualitet

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit:

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet restauruese në burgun e Spaçit, duke i cilësuar si “tymnajë e panevojshme”, nxitur sipas tij nga keqinformimi dhe dashakeqësia.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Gonxhja thekson se Spaçi do të restaurohet për t’u kthyer në një Muze Kombëtar të Kujtesës, dhe se projekti është zhvilluar me konsultime të gjera me ekspertë të trashëgimisë, artistë, përfaqësues të institucioneve të kujtesës dhe ish-të përndjekur politikë.

“Shpresoj se pamjet nga Spaçi provojnë qartë situatën reale të punimeve konservuese”, shprehet ministri, duke theksuar se çdo ndërhyrje po bëhet me kujdes dhe transparencë.

Ai shton se nuk është pjesë e ndërhyrjes rikonstruksioni i banjove dhe tarracës së dikurshme mbi to, ndërsa këto elemente nuk janë aprovuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IKTK) dhe nuk përfshihen në projekt apo kontratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Gonxhja (@blendi.gonxhja)

Sipas sqarimit të MEKI, ndërtimet e përkohshme si një kullë metalike, një fragment rrethimi, një portë dhe një copë kangjelle do të realizohen vetëm pas dokumentimit të detajuar me dëshmi dhe fotografi historike, dhe do të jenë elemente të çmontueshme në të ardhmen sipas Planit të Menaxhimit.

Gjithashtu, ministria konfirmon se çdo përgjegjësi në fazën e zbatimit është nën shqyrtim të vazhdueshëm.

Ndjesë për shqetësimin që mund të jetë shkaktuar nga dy foto të fazës së parë të punimeve. Çdo zbatim do të respektojë kontratën dhe projektin e miratuar”, përfundon Gonxhja reagimin, duke falënderuar të gjithë ata që u interesuan për projektin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos