Marinsat amerikanë dhe Flota Detare e Shqipërisë stërvitje në Durrës, Rama ndan pamjet

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 08:53 | Aktualitet

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare e Shqipërisë stërvitje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në brigjet e detit Adriatik, ku kanë marrë pjesë trupat e Marinës Amerikane dhe Flota Detare e Shqipërisë.

Ky ushtrim në det të hapur, jo shumë milje larg Durrësit është pjesë e skenarëve të stërvitjes në kuadër të “Defender Europe 25”.

“Mirëmëngjes dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen "Defender 25", stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama përkrah pamjeve të stërvitjes së përbashkët shqiptaro-amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos