Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 20:31 | Aktualitet

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë përmbytur si pasojë e kanalit vaditës, i cili ka dal nga shtrati.

Uji pasi kaloi shtratin, përmbyti banesat e Petrit Prengës dhe Ëngjëllush Mehmetaj, raporton A2 CNN.

Fatmirësisht uji nuk ka hyrë në banesa, por rreth banesës dhe ka mbytur një depo që përdorej për sende personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos