Debati për vendet e sigurta, Itali, gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 19:51 | Aktualitet

Debati për vendet e sigurta, Itali, gjykata e Kasacionit i jep të

Gjykata e Kasacionit në Itali i jep të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj në lidhje me emigrantët.

Gjykata ka argumentuar se është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantë.

“Për përcaktimin e vendeve të sigurta, gjyqtari i konfirmimit, si garant i shqyrtimit të çdo rasti individual, për efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, nuk zëvendëson vlerësimin që, në përgjithësi, i përket vetëm Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrave të tjerë që marrin pjesë në këtë proces”– shkruajnë gjyqtarët e Seksionit të Parë Civil të Gjykatës së Kasacionit në një “urdhër ndërmjetësues”.

Vendimi vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri.

Pak ditë më parë Meloni tha së në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos