Dëbora mbulon verilindjen, probleme me akset rrugore dhe mungesën e energjisë elektrike

Nga Ervin Mehmeti
4 Janar 2025, 13:01 | Aktualitet

Reshjet e dëborës me intensitet mesatar kanë përfshirë fundjavën e parë të janarit zonat verilindore të vendit, të shoqëruara me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ngricave duke sjellë vështirësi në transportin rrugor.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me goma dimërore. Subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre, raporton A2 CNN.

Rruga e Kombit është e hapur dhe lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme. Tetë borëpastruese  punojnë për largimin e borës në dy krahët e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit. Në këtë segment policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve kjo edhe për shkak të fluksit të lëvizjes së madhe të mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës por edhe Kosova drejt Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Në qarkun e Kukësit në disa prej njësive administrativ eka munduar edhe energjia elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos