Bllokohet rruga e Dardhës, numër i lartë turistësh në pista e skive

Nga Artin Halili
2 Janar 2025, 14:03 | Aktualitet

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar, raporton A2 CNN, Një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre dhe kanë shkuar në këmbë drejt fshatit turistik.

Pavarësisht ndërhyrjes që po kryhet nga ana e policisë rrugore, Rruga vijon të jetë e bllokuar për shkak të numrit shumë të lartë të turistëve ditën e sotme.

Dardha ngelet ndër destinacionet më të frekuentuara sidomos gjatë stinës së dimrit, fshat qe te fal mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore përmes pistës së skive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos