Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos, dërgohet për mjekim në Athinë

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 09:25 | Aktualitet

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë  Anastas Janullatos shtrohet në spitalin “Evangjelizmos” në Greqi, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Fortlumturia e Tij udhëtoi nga Tirana në Athinë me një avion special, pasi mjekët e Spitalit privat në Tiranë kërkuan kujdes më intensiv, raporton A2 CNN.

Mjeket në Greqi bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe po kryhen analiza të mëtejshme për një panoramë më të qartë të gjendjes së tij shëndetësore. Mediat Greke shkruajnë se Kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga të njëjtët mjekë në Greqi, të cilët janë kujdesur për të edhe 5 vite më parë kur u prek nga koronavirusi. Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos