Me spektakël fishekzjarrësh në qendrat e qyteteve u prit Viti i Ri 2025 në të gjithë Shqipërinë.
Qindra qytetarë zgjodhën që të presin ndërrimin e viteve në sheshin kryesor të Durrësit, ku ndoqën nga afër spektaklin e fishekzjarrëve.
E njëjta atmosferë ishte edhe në Elbasan, ku sheshi afër kalasë ishte i tejmbushur me qytetarë.
Edhe në Vlorë, qytetarët zgjodhën që ndërrimin e viteve ta prisnin mes miqve në sheshin kryesor të qytetit.
Me spektakël fishekzjarrësh u prit 2025 edhe në Korçë.
Atmosferë festive ishte edhe në kryeqendrën e veriut, Shkodër.
Mes urimeve dhe festës u prit 2025 edhe në qytetet e tjera të vendit. (A2 Televizion)