Dëbora paralizon trafikun në aksin rrugor nga Pogradeci në Qafë Thanë

Nga Artin Halili
12 Janar 2025, 17:02 | Aktualitet

Kaos në qarkullim në aksin rrugor nga Pogradeci në Qafë Thanë. Reshjet e borës shoqëruar me erë të fortë kanë paralizuar pothuaj totalisht lëvizjen.

Më problem situata paraqitet pranë Udënishtit ku mjetet rrëshqisnin dhe bllokuan lëvizjen. U desh ndërhyrja e policisë dhe mjeteve borëpasteuese për të stabilizuar situatën edhe pse lëvizja nisi është tepër e ngadaltë, shkruan A2 CNN.

I gjithë aksi është nën pushtetin e borës dhe erës nën temperatura -3 duke sjellë edhe shfaqjen e shtresave të akullit.

Bora dhe era vijon ende teksa duket se përpara është një natë e gjatë dhe e vështirë. Pothuajse 90% e mjeteve janë pa zinxhirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos