Dëbora zbardh Gramozin, Rama publikon fotot e aktiviteteve malore

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 08:18 | Aktualitet

Dëbora zbardh Gramozin, Rama publikon fotot e aktiviteteve malore

Dëbora e parë ka sjellë nisjen e aktiviteteve malore në Malin e Gramozit në Kolonjë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook foto të eksploruesve në malin me dëborë.

Dëbora zbardh Gramozin, Rama publikon fotot e aktiviteteve malore

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që fundjavën e kaluar juglindja e vendit u përfshi nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës arriti deri në 30 cm në lartësitë mbi 800 metra, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona mbetën pa energji elektrike.

Dëbora zbardh Gramozin, Rama publikon fotot e aktiviteteve malore

Mali i Gramozit është një varg malor në juglindje të Shqipërisë dhe veri të Greqisë. Në Shqipëri atë e përfshin rrethi i Kolonjës, ndërsa në Greqi prefekturat e Janinës dhe Kosturit. Mali është skaji verior i vargmaleve të Pindit dhe arrin lartësinë 2.523 mbi nivelin e detit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos