Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të rrugëve nacionale të juglindjes së vendit.
Sipas A2 CNN, brime zyrtare pranë Autoritet Rajonal Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se dëborë ka pasur në aksin rrugor Korçë - Kapshticë, Boboshticë - Dardhë, Ersekë - Leskovik, Voskop - Voskopojë, reshje që kanë shkuar deri në 5 cm.
Është dashur ndërhyrja e firmave kontraktore për të bërë pastrimin dhe kriposjen e të gjitha këtyre akseve, rrugë që janë të kalueshme pa probleme.
Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin këto rrugë nacionale të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore.
Kujtojmë se më herët meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në A2 CNN se zonat malore në Veri, Verilindje dhe Juglindje të vendit do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës. (A2 Televizion)