“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e dekadës”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 17:25 | Aktualitet

“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25” ka nisur zyrtarisht sot në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Duke ndarë pamje në rrjetet sociale nga nisja e kësaj stërvitjeje, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si një nga më të mëdhatë e dekadës së fundit. Sipas tij Shqipëria luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Kjo stërvitje zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara”, shkruan Rama, raporton A2 CNN.

Kreu i qeverisë theksoi se “Defender Europe ’25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike”.

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos