Durrësit i është shtuar një tjetër sit arkeologjik, që mund të vizitohet nga turistët vendas dhe ata të huaj. Për herë të parë është hapur për t’u vizituar hamami i qytetit, i cili është ndërtuar që në shekullin e 18-të, shkruan A2 CNN. Ashtu si edhe në sitet e tjera, përveç shpjegimeve nga ciceronët, ka edhe informacione digjitale.
Sipas drejtorit të Qendrës Muzeale në Durrës, hamami plotëson një nga hallkat e zhvillimit të qytetit.
Së shpejti në Durrës pritet të rihapet edhe Muzeu Arkeologjik, i cili gjithashtu ka një interes të lartë për t’u vizituar, duke e bërë Durrësin jo vetëm një qytet turistik veror, por edhe një qytet që ofron turizëm kulturor, historik dhe arkeologjik. (A2 Televizion)