Pas mbështetjes që mori në Samit nga liderët e Europës për mandatin e katërt, një mesazh i fortë vjen edhe nga SHBA. Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner në një video-mesazh në një prej forumeve me të rëndësishme ndërkombëtare ekonomike që u mbajt në Tiranë, e quan Edi Ramën një politikan të zotë.
Ai thekson se kjo qeveri ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.
Shumë e kanë pyetur përse po investon në Shqipëri, por përgjigjen dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jered Kushner, thotë se e sheh tek ndryshimi që qeveria Rama i ka sjellë vendit.
Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit, edhe me shtetin shqiptar pjesë të investimit.
PJESË NGA FJALA E KUSHNER:
Edi është një politikan shumë i aftë, i fuqishëm dhe lider i zgjuar. Fakti që ai ishte një artist mendova se do ishte e hatashme se si një shtet udhëhiqet dhe u ndërtua nga një artist. Dikush me një shije fantastike dhe me kreativitet goxha të madh dhe u intrigova nga kjo.
Përpara se të iknim në Korfuz ndaluam në Butrintit. Ishte një pamje fantastike dhe mu duk se tregonte goxha potencial me një bukuri të mrekullueshme. Shteti ka një bukuri natyrale por u duk si një vend që askush nuk e njihte dhe nuk e kuptonte dhe nuk është se e mendova gjatë këtij viti. Dhe një vit më vonë filluam t'i shikonim mundësi në Ballkan dhe zgjodha Shqipërinë se pata një eksperiencë të mirë dhe u tërhoqëm goxha kur mësuam se po ndërtohet një aeroport i ri në Vlorë.
Fakti që një vend po ndërton një aeroport në bregdet dhe në vendin që mendon se është më i bukur, në shikuam për mundësi dhe gjetëm një mundësi të mrekullueshme. Kjo erdhi nga dëshira për të ndërtuar diçka që mendoj se do të jetë unike në botë.
Ke momente që mendon a ja vlen apo jo, për çfarë dreqin po e bëj këtë, por isha shumë i intriguar. Kaluam një vit që të kuptonim tregun dhe demografinë, trendet që vendi po rritet dyshifishin e ritmeve të Evropës.
Në shpenzuam një vit t'a kuptonim tregun përpara se të vazhdonim. Ortaku im Asheri, icili e ka drejtuar këtë projekt, ishte 'burri me këpucët në tokë', teksa po e dizenjonin këtë projekt më shumë ramë në dashuri me çfarë po krijonim, ndërsa mjedisi ishte perfekt.
Nëse s'do ishte puna e mrekullueshme dhe skuadra jonë me këmbë në tokë, dhe qeveria që krijoi një mjedis pro zhvillimit nuk do merreshim me këtë projekt.
Kur u shpall se në po merreshim me këtë projekt New York Times tha se janë shumë ligje që u ndryshuan që ne të përfitonin dhe a ndodhi kjo edhe për ju? Dhe i thash unë nuk i di fare këto ligje por mora në telefon ortakun tim dhe me tha jo dhe ne vendosëm të shkonim përpara me këtë.
Por New York Times e kuptoi që këto janë ligje që janë për zhvillimin. Kur t'i shpalosin planet të gjithë do t'a kuptojnë se si ne e kemi përqafuar mjedisin lokal, por e gjitha vjen nga lokacioni sepse është 20 minuta larg me Italinë dhe 60 milje nga Korfuzi dhe siç thashë është edhe aeroporti i Vlorës 10 minuta larg.
Bukuria dhe lokacioni janë të mrekullueshme, je fiks në qendër të Mesdheut por për shkak të historisë së keqe që ka pasur Shqipëria deri para ‘90 ka qenë i pazhvilluar. S'ka mundësi të tilla në Mesdhe ku ka pasur zhvillime të mëdha.
Kur kam investuar në pasuri të paluajtshme në të kaluarën, gjithmonë jam tërhequr nga tregjet që janë nënvlerësuar dhe të papërshkruara, por që kanë të gjithë elementët e duhur për të shpërthyer. Kam blerë në SoHo përpara se të bëhej modë, në Brooklyn para se të bëhej trend, dhe në Jersey City përpara se të njihej si mundësi. Shqipëria ka të njëjtin potencial, thjesht njerëzit nuk janë mësuar ta shohin. Mendojmë se jemi dhjetë vite përpara trendit. Vendi ka përmasa, pozicion dhe qasje institucionale që i krijon mundësi zhvillimi të jashtëzakonshme. (A2 Televizion)