Ndërsa vëmendja e strukturave të mbrojtjes kundër zjarrit dhe emergjencave civile u përqendruan në Shëngjin, në pyjet e Maliqit dhe më konkretisht në zonën e Bodes, prej 5 ditësh flakët po djegin gjithçka që gjejnë përpara.
Bimësia e dendur në këtë zonë dhe kushtet atmosferike të shoqëruara me erë i kanë bërë të papërfillshme përpjekjet disa ditore të forcave zjarrfikëse, forcave të armatosura dhe banorëve të zonës. Deri më tani përllogaritet që zjarri të ketë përshkruar rreth 70 ha me pyje, kryesisht të llojit pishë.
Drejtuesit e repartit të zjarrfikëses tregojnë përpjekjet që po bëjnë, ndërsa kërkojnë ndihmë nga ajri pasi me mjete që kanë dhe terrenin është e pamundur të bëjnë më shumë.
Përveç dëmeve të pallogaritshme në bimësinë e zonës, edhe forcat njerëzore të angazhuara gjatë këtyre ditëve janë të lodhura edhe pse po vijojnë përpjekjet të ndalin përparimin e flakëve pasi për fikjen e tyre nuk bëhet fjalë për momentin. (A2 Televizion)