Zjarr i përmasave të mëdha në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Nga Çaku Tafa
1 Gusht 2024, 12:09 | Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish - repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos