Dita e Verës, nis përgatitja për festën që mbledh shqiptarët në Elbasan

Nga Belinda Ruçaj
12 Mars 2025, 16:10 | Aktualitet

Krahas agjendës festive që Bashkia Elbasan ka përgatitur që prej datës 9mars e që do kulmojnë për Ditën e verës, gjithashtu një plan masash specifik për këtë javë e ka dhe Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

Shefi i sektorit të qarkullimit Z. Besmir Likaj tregon për A2 se fokusi në 14 mars do të jetë ardhja e mjeteve nga Tirana, pasi ai segment rrugor merr edhe më shumë ngarkesë. Likaj  thekson se nuk mungojnë edhe rastet kur drejtuesit e mjeteve janë nën ndikimin e alkoolit, çka nuk do t’i shpëtojë po ashtu vëmendje së policisë.

Elbasanin për ditë vere pritet ta vizitojë një numër i lartë qytetarësh si edhe përfaqësues të politikës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos